Posts

OCD

Image
  Crregullimi Obsesiv -Kompulsiv  CRREGULLIMI   OBSESIV - KOMPULSIV  Crregullimi Obsesiv –Kompulsiv  (OCD) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të  padëshiruara ,  që  vetë personi, në mungesë të ankthit,  i quan të pabazuara dhe pa sens. Personat me crregullimin OCD mund të shqetesohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllekun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive; mendime te padeshirueshme nderhyrese, ngulmues, absurde, numra, fraza, te cilat nuk i shqiten nga mendja, ..etj. Obsesionet shoqërohen me  emocione  të pakëndshme  si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” . Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeri edhe ne moshen e rritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec.  Ne pjesen me ...

Crregullimi i Personalitetit Border-Line (Kufitar)

Image
  Ndjenja kronike e boshit;    Emocionet e pështjelluara;   Humori i paqëndrueshëm ; Sjellje impulsive dhe agresive;   Marredhenie seksuale të rastësishme; Abuzim me substanca  apo alkool; Ankth i egzagjeruar nga humbja e të dashurit, mikut si edhe     përpjekje të dëshpëruara për të evituar braktisjen; Akte vetëshkatërrimi dhe tentativa vetëvrasëse Nese ndeshim ne keto simptoma  atehere  jemi në kuadrin e     Crregullimit te Personalitetit Border Line (Kufitar)   Adoleshenti borderline, vuan, kerkon dhe nuk gjen kuptim për veten, veten ne raport me tjetrin, me ambjentin. Ndjesia e boshit    që e përndjek e nuk i ndahet  asnjë cast eshte dicka organike që  e ndjen ne bark dhe gjoks.    Eshte një mungesë  e qenesishme. Per shkak te vulnerabilitetit te tyre keta persona kane nje nevoje kompulsive per mbrojtjen dhe ndihmen e tjetrit. Per kete motiv vetem ideja e ...

Interpretimi i endrrave

Image
Psike dhe Simbologjia e Endrrës Sa magjepsëse, krijuese, komplekse   është    Psike ! Eshte kjo që kam menduar kur fillova të studioj psikologji (me shumë gjasa edhe më parë),   dhe   është kjo që e prek në të përditshmen time me pacientë. Disa miq të mitë bënë   humor dashamirës me një shprehjen time në një intervistë    pak kohë   me parë kur thashë, ashtu natyrshëm, se “dikush mund të ketë fobi edhe nga majoneza”. Kjo si për  të   thënë   se nuk është objekti   në vetvete që bën frikë por psike, për një  arsye apo për një tjetër, përtej imazhit, zgjedh ta transferojë ankthin   e brendshëm   diku : ashensor,   avjon, lartësi, shtëpi etj,,etj duke i shndërruar ato në objekte fobikë. Këtë po mendoja   pas   një seance emergjenceje lidhur me fobinë nga objektet e shtëpisë: “ kam fobi gjithe objektet   e shtëpisë e jam i tmerruar se nuk kam zgjidhje.” Le të sho...

Letersi & Psikologji

Image
" Dashuria në kohërat e Kolerës"   dhe    “Efekti Dekameron” Jemi në kohërat e “kolerës “ kur virusi përhapet si një shigjetë e helmatisur që shkaton frike, panik, izolim dhe  në rastin më të keq  kërcënim me jetë. Kjo situatë gati surreale ndryshon kursin e jetës, ç'fokuson objektivat, shpërqëndron sjelljen, turbullon mendimin dhe emocionin. Këtë mendoja gjithë këto ditë komunikimesh të vazhdueshme me familjarë të mitë në zonën e rrezikut të lartë në Itali: për këto flitej në bisedat preokupuese me prindët, njerëzit e dashur, miqtë, pacientët. Komunikim në kohërat e kolerës - Dashuri në kohërat e kolerës. “Ishte e pashmganshme" - kështu nis rrëfimin e tij Marquez-i për të treguar atë që po ndodhte në brigjet e Karaibeve të Amerikës së Jugut, në fundin e shekullit të XIX: një histori dashurie që sfidon friken, një histori kurajoje, shprese, pritjeje; një dashuriqë nuk njeh kufij, që nuk ka protokolle për t’u ndjekur. Kështu duhet të jetë:...

Bëni PRINDIN !

Image
Histori jete, kthehen në raste klinike. Në cfarë kohe po jetojmë? Problemet e violencës në familje, shkollë, droga, konflikte, vuajtje. Numri ne rritje i kerkesave per ndihme reflekton makthin që po jeton shoqëria sot.   A jane te gjitha rastet te nevojshme per nderhyrjen e nje psikologu? A mos valle familja e shoqeria sot kanë humbur aftesine per te marre pergjegjesi ne situata te veshtira e te ngarkuara me ankth? “ Para pak kohesh dy prindër të shqetësuar më telefonojne duke kërkuar me urgjence një takim. Mbrëmjen e të njëjtës ditë i pres në studio. Ishin dy prindërit e një vajze adoleshente 15 vjecare. Nëna kishte pak kohë që kishte vënë re se vajza nuk ishte shume e përqëndruar. Një ditë merr fshehtas ditarin e së bijës dhe aty mëson se e bija ishte e dashuruar me një djalë, sesi kishin dalë bashke, kishin shkëmbyer puthje dhe kishin "programuar" te kalonin nje nate bashke, pra te benin seks. Nena e alarmuar flet me të shoqin dhe të d...

Nga vijmë ? Kush jemi? Ku po shkojmë?

Image
Gauguin nën  optikën  e analizës adleriane dhe jungiane. Piktura e Gauguin “Nga vijmë? Kush jemi? Ku po shkojmë?”   më intrigoi.  Pyetja egzistencialiste qe mban ne titull kjo veper  më bëri të ndaloj   e të mendoj. Eshte kjo  pyetje që cdo terapist adlerian bën për të kuptuar më mirë stilin e jetës së personit që ka përballë. Ky person   nga vjen, kush është, për ku është drejtuar? E kështu nis rrugëtimi në të shkuarën përmes yllësisë familjare, kujtimeve të para, raportet me nën ën dhe babain, radha e lindjes, sëmundjet, sfidat ekonomike, traumat, genet mbi bazën e të cilave ngrihet stili i jetës.   Nuk janë genet-thotë Adler dhe as ambjenti ato që përcaktojnë personalitetin, ato janë vetëm tullat me të cilat individi ndërton personalitetin, por është ai vetë arkitekti i cili përmes perceptimit të tij Unik i jep formë kësaj trashëgimie dhe këtij ambjenti. Eshte e mundur – thotë, po ashtu ...