Kam pyetur veten shpesh: përse më pëlqen muzika Jazz?!!
Personat që më njohin pak, do të cuditeshin sesi një muzikë si
Jazz-i, një kaos në dukje, një shpërthim instrumentash të ndryshëm që bëjnë
zhurmë e rrëmujë do përfaqësonte një njeri si unë…
Por mua Jazz më magjeps, madje shumë.
Kujtoj herën time të parë në një koncert Jazz. Ka qenë viti
1997, një grup Black Jazz!
Instrumentistët që improvizojnë fillimisht njëri pas tjetrit,
"për qejfin e vet”, “egoistikisht”, një lloj prezantimi imponues e
narcistik: dikush lehtë e shtruar, dikush zhurmshëm e dikush dhimbshëm: një
paradë instrumentash që të tërheqin nëpër labirinthe , ashtu sic u vjen, pa
partitura, pa rregulla precise, lirisht, instiktivisht, crregullisht.
E ty te magjeps ky “rrefim" unik e i vecante.
E ti tërhiqesh që ta zbulosh këtë muzikë që vjen prej brendësisë
së shpirtit ashtu sikurse të tërheqin rrëfimet në dhomën e terapisë (cfarëdo që
të vjen në mendje, ashtu si të vjen në mendje). Pastaj muzika përshkallëzohet:
një tjetër instrument, me një tjetër ritëm në parregullsinë e vet të rregullt.
Më pas instrumentet mbivendosen njëri mbi tjetrin; muzikantët me duart në instrument e me shqisat tek ajo që po ndodh aty, kërkojnë ritmin e ngjashëm, lidhjen ashtu sic ndodh me asociacionet e lira në zbërthimin e simbolikës së një ëndrre, në lidhjet mes përjetimeve të të tashmes me përjetime të forta të të kaluarës së hershme. Shpalosen dhimbja, gezimi, aventura, zhgënjimi, inati në një ngërthim të ashpër për tú dëgjuar e për tú ndjerë. Ngrihen gjithë demonët nga thellësia e të pandërgjegjshmes e lundrojnë ne ajër nën tingujt e muzikës. Një pështjellje emocionesh të pushton, ritme të ndryshëm që as
që e dije që mund të gjenin jehonë brenda teje, qënkan aty, bëjnë zhurmë brenda
teje. Kjo gjë të tremb por dhe të pëlqen ashtu si kur ti njeh një pjesë të
vetes që nuk e dije se të përkiste.
E kështu duke ndjekur këtë lojë muzikore ti zhytesh në këtë
rrëmujë katharktike. Të ndryshmet konfliktuale shkrihen harmonikisht. Nje
katharsis dhe një connection, një integrim i pjesezave kaq të ndrysme që i
japin kuptim te plotës së integruar.
Ti ngrihesh nga karrigia, del nga salla e mbushur me ndjesinë e
një clirimi pulsional dhe harmonik që koncerti Jazz ta dhuroi.
P.s Ndërsa përshkruaja këtë moment, imazhet e fjalët në mendjen
time lëviznin nga skena e koncertit Jazz tek dhoma e terapisë.
Ja përse më pëlqen kaq shumë Jazz-i mua...
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
ReplyDeletePër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.